Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, i ka thënë Gazetës Express të hënën se më 24 maj 2024 e kishte informuar kryeministrin Albin Kurti rreth kontratës së Ndërmarrjes Publike “Trainkos” për renovimin e vagonëve të udhëtarëve në Serbi.
Shkruan: Sefer Zogaj
Mbrëmë deputeti i Aleancës Daut Haradinaj ka publikuar një dokument raport ku Trainkos konfirmon se një delegacion i tyre ka udhëtuar në Zrenjanin të Serbisë dhe se vagonët atje janë riparuar sipas standardeve.
Korenica ka thënë se edhe publiksht ka shkruar për këtë çështje shtatorin e vitit 2024, madje e ka informuar më parë edhe Kurtin.
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvedosje ia ka treguar Gazetës Express mesazhin që ia kishte dërguar Kurtit në Ëhatsapp, ku i kishte treguar për kontratën që ai e shihte “problematike”, jo vetëm për origjinën e kompanisë me të cilën ishte lidhur, por edhe për mungesën e liçencimit të asaj kompanie për ta kryer një detyrë të tillë.
Po ashtu, sipas mesazhit, Korenica e kishte alarmuar Kurtin edhe për rrezikim të sigurisë kombëtare, sidomos kur bëhet fjalë për transportin e udhëtarëve”.
Ai thotë se përgjigje nuk mori asnjëherë.
FOTO


“Më 24 maj 2024 e kam informuar kryeministrin Albin Kurti në lidhje me kontratën e Trainkosit për renovimin e vagonëve për në Serbi. Kisha dyshime për parregullsi në këtë kontratë dhe vendosa të informoja kryeministrin, por asnjëhëherë nuk kam marrë përgjigje. Si deputet i zgjedhur nga populli kisha synim të informoja Qeverinë kur diçka dukej që nuk po funksiononte, por u përballa me injorim”, ka thënë ai.
Për cështjen e kontratës kanë komentuar deputetët e Aleancës.
Daut Haradinaj akuzoi pushtetin e Vetëvendosjes për lidhje të marrëveshje me kompani serbe dhe përjashtim të punëtorëve nga puna kur ata njoftojnë tregojnë për këtë
Deputeti tjetër i Aleancës Burim Ramadani ka kërkuar shkarkimin e Ministres Artane Rizvanolli duke e potencuar se kjo kontratë me kompanine serbe ishte lidhur vetëm pak kohë pas rastit te Banjskës.
Qeveria e Kosovës nuk ka reaguar akoma në lidhje me këtë çështje






