15.7 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

Ish-ambasadori i Gjermanisë: E padrejtë që Kosovës t’i vihen kushte për KiE në momentin e fundit

- Advertisement -

Kërkesa e fundit e vendeve perëndimore që Kosova të ndërmarrë hapa konkretë për draft-statutin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës është një formë presioni ndaj Kosovës që Qeveria të japë garanci paraprake se do t’i përmbushë kërkesat e paraqitura.

Kështu ka thënë ish-ambasadori i Kosovës, Skender Xhakaliu, i cili ka theksuar se Gjermania, së bashku me Francën dhe me koordinimin e plotë me aleatët e tyre si SHBA-ja, kanë përkrahur kërkesën për ndërmarrjen e hapave konkretë për Asociacionin.

Megjithatë, ai ka deklaruar se është e padrejtë që kjo kërkesë është paraqitur në momentin e fundit para takimit të ministrave të Punëve të Jashtme.

“Tanimë është e qartë që jo vetëm Gjermania, por natyrisht se pari me iniciativën e Francës dhe natyrisht në koordinim të plotë edhe me Gjermaninë dhe me aleatët e tjerë, siç janë SHBA-ja, ka dalë kjo kërkesë në momentin e fundit para takimit të komunitetit të ministrave, dhe kjo ka të bëjë që drafti i Asociacionit të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese. Mendoj që nuk është aq e drejtë që në momentin e fundit të vihen kushte të tilla para takimit të ministrave të Punëve të Jashtme, por natyrisht marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë zotuar dhe nuk janë zbatuar kërkojnë edhe një garanicon dhe një përkushtim më të madh, dhe kjo me siguri është një koordinim i përbashkët i aleatëve që të kenë një garancion para se të votohet në Komitetin e Ministrave për anëtarësim në KiE”, ka deklaruar ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani në emisionin “FIVE”.

Ai, gjithashtu, ka theksuar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim në KiE, dhe vazhdon ta ketë mbështetjen e Gjermanisë.

“Nga shërbimi im diplomatik gjashtëvjeçar në Berlin, në vitet 2012 – 2018, mund të them se Gjermania ka qenë një ndër përkrahëset më të mëdha të proceseve të ndryshme, sidomos në proceset e njohjeve nga shtetet e ndryshme të botës, dhe normalisht që kjo përkrahje vazhdon ende. Është e domosdoshme që të kenë një garancion paraprak nga institucionet e Kosovës, nga Qeveria dhe natyrisht këto janë presionet që ushtrohen tani në këto momente”, ka thënë tutje ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit