28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Bislimi fajëson palën serbe: Ishte regresi më i madh që nga 7 takimet

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit të shtatë në Bruksel për çështjen e dinarit, ka theksuar se takimi nuk ka shkuar ashtu siç kanë shpresuar, duke akuzuar palën serbe se po tenton të legalizojë strukturat ilegale paralele në Kosovë përmes dialogut.

Bislimi ka theksuar se propozimi i palës serbe në Bruksel shkonte përtej legalizimit të këtyre strukturave.

“Ajo që mund të konstatojmë nga qëndrimet e palës serbe por edhe komentet e dorëzuar nga ana e tyre është se ata kanë dy qëllime. Qëllimin e parë e kanë t’i legjitimojë strukturat paralele ilegale. Do të thotë sipas tyre, zgjidhja duhet të kërkohet me kalimin nga një sistemi ilegal paralel në një sistem paralel legal ku nuk ka kurrfarë interferencë mes qytetarëve të komunitetit serbë dhe atyre shqiptar dhe në anën tjetër sipas tyre zgjidhja është një sistem i cili e siguron edhe më tej mungesën e plotë të transparencës e cila ka qenë një nga qëllimet e rregullores të Bankës Qendrore”, ka deklaruar Bislimi.

Ai para mediave ka bërë të ditur se në takimin e fundit me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ata pranuan një propozim të tij që tentoi të harmonizonte qëndrimet e dy palëve, por pastaj u kërkua që ata të shqyrtojnë nëse mund të pranojnë atë.

Megjithatë, Bislimi ka theksuar se derisa pala kosovare dërgoi komente, pala serbe duket se ka dërguar një propozim të tyre lidhur me komentet e Lajçak.

Sipas Bislimit, propozimi i tyre përmbante kompromise në disa pika, por ata vunë re që pala serbe po largohet nga qëndrimet e saj paraprake në shumë aspekte.

Ai ka shtuar se për Serbinë, çështja e dinarit në Kosovë nuk është urgjente, duke theksuar se prioriteti i tyre është të mos lejojnë një zgjidhje që do të dërgonte ndihmën financiare pas miratimit të rregullores së re të Bankës Qendrore.

“Në propozimin tonë apo komentet tona ne kemi parë se në cilat pika mund të bëjmë kopromise dhe ti afrohemi atij të Lajcak te pala serbe kemi parë tendencë që në shumë pika të largohen nga qëndrimet e tyre edhe paraprake. Kjo na ka dëshmu edhe atë që kemi thënë shumë herë më parë që për Serbinë kjo çështje nuk përbën kurrfarë urgjence por ajo që është primare për Serbinë është që të mos lejojë një zgjidhje në këtë mosmarrëveshje që kemi rreth mënyrës se si mund të dërgohen mbështetje financiare edhe pas miratimit të rregullores së re të Bankës Qendrore”, ka thënë ai.

Bislimi ka deklaruar se 95 për qind e propozimeve të palës serbe synonin të legalizonin strukturat e tyre, duke injoruar përfundimisht përfituesit e ndihmave nga Serbia.

“Ata janë përpjekur që ta keqpërdorin platformën e dialogut në Bruksel për rregullimin e shërbimeve postare në Kosovë, kanë kërkuar të drejtën e një kompanie që të aplikojë me idenë që në qoftë se aplikon duhet të marrë edhe licencën si institucion financiar bankar. Do të thotë 95 prind e propozimit serb është propozim për legalizim të strukturave paralele por nuk merret fare me përfituesit final të ndihmave apo mbështetjes nga Serbia”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit