16 C
New York
Thursday, May 30, 2024

Buy now

Kurti e VV-ja duhet të trajtohen si një e keqe e madhe për shtetin e Kosovës e të izolohen

- Advertisement -

Nga Sali Rexhaj

PDK, LDK, AAK/Nisma… nuk duhet të bien ne kurthin e Kurtit për ta shpëtuar atë dhe për t’i mundësuar edhe një mandat tjetër.

Asnjë bashkëpunim dhe asnjë marrëveshje nuk duhet të mbështetet prej tyre. Kurti e ka shumicën në Kuvend, por ka zgjedhur vetë që të punojë pa opozitën. Tani kemi hyrë në muajt e fundit të mandatit të kësaj qeverie pa asnjë sukses të vetëm e me shumë dështime.

Pse duhet opozita ta ndihmojë një qeveri e cila është nën sanksione të BE-së, NATO-s e SHBA-së dhe të bëhet pjesë e dështimeve. Asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk është aq e rëndësishme sa t’i ofrohet mundësia që Kurti ta fitojë edhe një mandat, gjë e cila do ta dërgonte ne katastrofë të pakthyeshme shtetin e Kosovës.

Kurti e VV-ja duhet të trajtohen si një e keqe e madhe për shtetin e qytetarët e Kosovës e të izolohen e të hidhen jashtë politikës bashkë me Listën Serbe, simotrën e tyre të përbashkët të cilat punojnë për interesa te Serbisë. VV-ja e Lista Serbe paraqesin rrezik të madhe per shtetin tonë, njëjtë si Serbia e Millosheviqit.

Pse duket opozita të marrë pjesë në dështimet e Kurtit e cila për këto katër vite nuk është pyetur për asgjë, aq më shumë është sharë e fyer, luftuar e akuzuar si bashkëpunëtore e Serbisë nga pushteti e falangat e tij.

Zgjedhjet nuk janë aq të rëndësishme, edhe ashtu ato do të mbahen brenda disa muajve, pak muaj më herët apo më vonë nuk ka fare rëndësi. Sa më vonë aq më mirë, sepse do te dalin në sipërfaqe aferat, hajnitë, rrenat, mashtrimet e dështimet e Kurtit.

PDK ka bërë gabim trashanik me shkuarje në takim, me mirë është sot të tërhiqet e ta pranojë gabimin, përndryshe do t’i kushtojë shumë rëndë. Çdo parti, shoqatë, individ i cili vihet në shërbim të VV-së e Kurtit do të dënohet rëndë nga historia. Dëmet që ia ka bërë Kurti Kosovës, do të kërkohet kohë shumë e gjatë për t’u riparuar, disa janë aq të mëdha dhe do ta përcillin shtetin tonë me dekada.

Nese don Kurti zgjedhje, le të japë dorëheqje e te emërohet një kryeministër tjetër i cili e çon vendin në zgjedhje, siç ndodhi në Maqedoni. Zgjedhje të parakohshme me Kurtin në detyrë, nuk i konvenojnë fare opozitës kur dihet se ky njeri do të bëjë çdo gjë që është e mundur që ta fitojë edhe një mandat tjetër, dhe ta realizojë misionin e tij për shuarjen e shtetit të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit