Irani ka refuzuar mbajtjen e një raundi të dytë bisedimesh me ShBA-në, raporton agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA, shkruan Sky News.
Sipas medias në fjalë, mungesa e Teheranit në bisedime është për shkak të “kërkesave të tepërta të Uashingtonit, pritjeve jorealiste, ndryshimeve të vazhdueshme në qëndrime, kontradiktave të përsëritura dhe bllokadës detare të vazhdueshme”.
Lajmi vjen pasi Donald Trump tha se një raund i ri bisedimesh do të mbahet nesër.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ishte midis delegacionit që do të mbërrinte në Pakistan nesër.





