Inspektorati i Policisë së Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të dyshuar për kanosje.
Përmes një njoftimi IPK ka njoftuar se kanë marrë një deklaratë nga ankuesi i cili ka përshkruar rrethanat e rastit.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet ndër të tjera në njoftim
Postimi i plotë:
IPK rekomandon suspendimin për një zyrtare policor të dyshuar për kanosje
Prishtinë , 13 shtator 2024
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtare policore në Prishtinë me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “kanosje”.
Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së në interes të hetimit të rastit.
Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje në orët e pasdites nga ankuesi fillimisht përmes telefonit.
Pas pranimit të informacioneve fillestare hetuesit e IPK-së kanë marrë një deklaratë nga ankuesi i cili ka përshkruar rrethanat e rastit.
Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti