10.2 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

Interi mposhtet nga Udinese

- Advertisement -

Interi ka pësuar humbjen e radhës, këtë herë nga Udinese.

‘Nerazzurrët’ pësuan 3:1 në ndeshjen e xhiros së shtatë në Serie A.

Takimin më mirë e nisën Interi, pasi shënuan më anë të Nicolo Barella, i cili realizoi një supergol në minutën e 5`të takimit.

Ishte minuta e 22` kur Milan Skriniar shënoi autogol, për te barazuar rezultatin në 1:1.

Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat, shkruan lajmi.net.

Në 45 minutat e dytë te dy skuadrat po kërkonin golin e fitores.

Krijonin raste, por u mungonte konkretizimi.

Po rridhte minuta e 85` kur Bijol arriti të tund rrjetën e Samir Handanovic, kështu për t`i dhuruar epërsinë Udineses.

Kurse, për rezultatin final 3:1 u përkujdes Arslan, në minutat shtesë.

Me këtë humbje Interi qëndron në vendin e gjashtë me 12 pikë, kurse Udinese merr pozitën e parë përkohësisht me 16.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit