6.5 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

Inter triumfon ndaj Udineses dhe forcon kryesimin në Serie A

- Advertisement -

Inter ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për titullin kampion në Serie A, duke mposhtur Udinesen me rezultatin 2-1.

Zikaltërit e nisën ndeshjen furishëm dhe kaluan në avantazh që në minutën e 12-të me anë të Arnautovicit.

Presioni i Interit vazhdoi dhe në minutën e 29-të, Davide Frattesi dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë, Udinese u përpoq të reagonte dhe arriti të ngushtonte diferencën në minutën e 71-të me një gol të Solet, duke rihapur ndeshjen. Megjithatë, Interi menaxhoi mirë minutat e mbetura dhe siguroi tre pikë të çmuara.

Pas kësaj fitoreje, Interi kryeson Serie A me 67 pikë, duke lënë pas Napolin me 61 pikë dhe një ndeshje më pak. Ndërkohë, Udinese renditet në vendin e 10-të me 40 pikë.

Ky sukses e afron Interin edhe më shumë me objektivin e madh të sezonit – titullin kampion në Itali.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit