Inter i vendos “frenat” Barcelonës – Bastoni nuk është në shitje

- Advertisement -

Alessandro Bastoni mbetet objektiv i FC Barcelona, por Inter Milan ka reaguar qartë: Interesi është “shumë sipërfaqësor dhe aspak konkret”.

Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar se deri tani nuk ka asnjë negociatë reale mes klubeve, duke minimizuar zërat për një transferim të mundshëm.

Drejtuesit zikaltër janë të vendosur ta mbajnë mbrojtësin italian, duke e konsideruar një nga shtyllat kryesore të ekipit, sidomos pas fitimit të titullit në Serie A.

Edhe vetë Bastoni, sipas raportimeve, nuk ka shprehur dëshirë për t’u larguar dhe është i gatshëm të vazhdojë te Inter.

Për shkak të vështirësive në këtë operacion (çmimi i lartë + mungesa e hapave konkretë), Barcelona ka nisur të shqyrtojë opsione më të lira për mbrojtjen, dhe një opsion është edhe futbollisti I Romës, Evan Ndicka.

Të ngjashme

Të fundit