11.6 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Instituti për Studimin e Luftës thotë se Rusia nuk po bën përparime në luftimet në Bakhmut

- Advertisement -

Instituti për Studimin e Luftës me seli në Uashington ka thënë se Rusia nuk po arrin përparime në luftimet për marrjen në kontroll të qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut-it.

Sipas këtij Instituti, forcat ruse dhe njësitet e grupit paraushtarak Wagner, të kontrolluar nga Kremlini, kanë vazhduar të kryejnë sulme tokësore në qytet, por nuk kishte asnjë provë se ata ishin duke bërë ndonjë përparim.

Raporti ka cituar zëdhënësin e Grupit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Serhii Cherevaty, i cili ka thënë se luftimet në zonën e Bakhmut-it kishin qenë më intensive këtë javë sesa javën e shkuar. Sipas tij, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 23 përballje në qytet.

Raporti i Institutit për Studimin e Luftës vjen pas pretendimeve të Rusisë në fillim të kësaj jave, për përparim në luftime.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe, të shtunën ka thënë se njësitet paraushtarake të Grupit Wagner, i kontrolluar nga Kremlini, kishin marrë pjesën më të madhe të Bakhmutit lindor.

Qyteti minerar i Bakhmutit ndodhet në provincën lindore të Ukrainës, Donetsk, një nga katër rajonet e Ukrainës që presidenti rus, Vladimir Putin, aneksoi ilegalisht vitin e kaluar.

Ushtria ruse nisi luftimet për të marrë kontrollin e Bakhmutit në gusht dhe të dyja vendet kanë shënuar humbje të mëdha. Për këtë çështje, presidenti Zelenskyy është zotuar të mos tërhiqet.

Ndërkohë, gjatë një interviste për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”, të publikuar të dielën, ministri i Mbrojtjes, Dmytro Kuleba, ka thënë se Ukraina do të vazhdojë ta mbrojë Bakhmut-in.

“Çfarë do të ndryshonte nëse tërhiqemi nga Ukraina? Rusia do të merrte kontrollin e Bakhmutit dhe do të vazhdonte sulmin në Chasiv Yard dhe çdo qytet pas Bakhmutit do të kishte të njëjtin fat”, ka thënë ministri Kuleba.

I pyetur se sa kohë mund të rezistonin forcat ukrainase në qytet, ai refuzoi të jepte një përgjigje konkrete.

Po ashtu, në intervistë, ai i bëri thirrje Gjermanisë që të shpejtonte me dërgimin e armatimeve në Ukrainë dhe të niste trajnimi e pilotëve ukrainës për përdorimin e avionëve luftarakë perëndimorë. /VoA/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit