14.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Shqiptarët sfidojnë urdhrat e dëbimit, 98 për qind e tyre përdorin “hile” ligjore për të qëndruar në Britani

- Advertisement -

Shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të emigrantëve të paligjshëm nga Britania, por kjo nuk i ka penguar ata që të gjejnë mënyra mjeete ligjore për t’i rezistuar riatdhesimit

Rreth 98% e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që janë të pajisur me një urdhër deportimi, nuk largohen pasi përdorin “hile” të ligjshme.

Sipas gazetës “Daily Mail”, “nga më shumë se 1 mijë shqiptarë që janë subjekt i këtyre urdhrave në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm 25 prej tyre janë regjistruar si ‘pa problem’ për t’u deportuar”.

Burime të Forcës së Kufirit, thonë për median britanike se rreth 1 e 3 e emigrantëve që qëndrojnë, pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne. Një pjesë tjetër kërkon azil sipas të drejtave të njeriut.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman, prezantoi javën e kaluar projektligjin që sipas qeverisë britanike ka për synim që të ndalojë emigrantët që kalojnë Kanalin të kërkojnë azil, përcjell gazetasi.al.

Ajo u shpreh se sistemi është i tejmbushur pas një rritje me 500% të anijeve të vogla që kaluan kanalin dy vitet e fundit.

Sipas saj valët e emigrantëve të paligjshëm do të përfundojnë vetëm kur ata ta dinë se Brtiania e Madhe do t’i dëbojë me shpejtësi.

Plani që po diskutohet në parlament parashikon vendosjen në masë arresti të të gjithë personave që hyjnë në Britaninë e Madhe në rrugë të jashtëligjshme. Përjashtim bëhet vetëm për personat nën 18 vjeç dhe të sëmurët.

Ata që nuk paraqesin fakte dokumente dhe fakte ligjore bindëse që nuk përndiqen apo keqtrajtohen në vendet e tyre të origjinës brenda 28 ditësh pas arrestimit do të ndalohen përgjithmonë të hyjnë në Britaninë e Madhe.

Për ata që vijnë nga vende të sigurta origjine si Shqipëria do të riatdhesohen menjëherë, ndërsa ata që nuk paraqesin dokumente ose dokumente që vlerësohen si false, do të dërgohen në Ruandë.

Sipas asaj që shkruan Daily Mail një burim nga zyrat e qeverisë britanike është shprehur se: “Sistemi ka nevojë për reformë jetike. Skllavëria moderne dhe azili po keqpërdoren për të penguar deportimin nga Mbretëria e Bashkuar”.

Kryeministri Rishi Sunak nënshkroi një marrëveshje me Tiranën në dhjetor në një përpjekje për të përshpejtuar dëbimin e shqiptarëve – gati 13,000 arritën në Britani nga Franca vitin e kaluar, duke përbërë rreth një në tre të të gjithë mbërritjeve të Kanalit.

Sipas raporteve të autoriteteve, të cituara nga mediat britanike, thuhet se shqiptarët përbëjnë 60 për qind të atyre që mbërrijnë në Britani me gomone, ndërkohë Home Office ka deklaruar se 12 mijë shqiptarë kanë mbërritur gjatë verës së vitit të shkuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit