Imri Ahmeti: Do të duhej të njoftohej partia para publikimit të emrit për president, Abdixhiku e bëri të kundërtën

- Advertisement -

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se kreu i partisë do të duhej të njoftonte Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të LDK’së për emrin e presidentit, para se ai të bëhej publik.

Sipas tij, Abdixhiku e ka bërë krejt të kundërtën dhe se tash mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i GP të LDK’së për emrin e Bekim Sejdiut.

“Unë mendoj që po, është dashtë me u konsultu. Është dashtë me pasë pajtueshmëri, e masanej me e bo publike. Më duket që kanë shku krejt të kundërtën. Tash jemi në një situatë që besoj se Kryesia do ta gjej një zgjidhje”, ka deklaruar Imri Ahmeti.

Të ngjashme

Të fundit