Analisti politik Ilir Deda ka bërë thirrje që Shqipëria të shmangë përsëritjen e krizës së vitit 1997, duke kërkuar nga politika më shumë përgjegjësi, dialog dhe dëgjim të qytetarëve.
Në një status të publikuar në Facebook, Deda ka theksuar se politika që nxit tensione duhet të zëvendësohet me një qasje që synon shtensionimin e situatës dhe dëgjimin e njerëzve.
Ai ka kritikuar gjithashtu inatin dhe kokëfortësinë në politikë, duke vlerësuar se shtetet dhe popujt e vegjël nuk e kanë luksin të udhëhiqen nga vendime iracionale.
“…besoj që recepti hungarez është ilaq – me kushtetutë të kufizohet në 2 mandate ushtrimi i të gjitha funksioneve shtetërore.”, ka shkruar Deda.
Postimi i tij i plotë:
Shqipëria duhet me çdo kusht t’a evitojë përsëritjen e 1997-tës.
Politika që acaron duhet të bëhet politikë që shtensionon dhe i dëgjon njerëzit e vendit të vet.
Inati dhe kokëfortësia, tipare edhe të politikanëve shqiptarë gjithandej, gjithashtu duhet të marrin fund. Shtetet e vogla dhe popujt e vegjël nuk e kanë luksin e iracionalitetit!
Ndërsa për kulturën politike besoj që recepti hungarez është ilaq – me kushtetutë të kufizohet në 2 mandate ushtrimi i të gjitha funksioneve shtetërore.






