8.3 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Ilaçet që duhet të marrësh patjetër kur shkon me pushime

- Advertisement -

Përgatitja e valixhes kur bëheni gati për pushime është një mision i vështirë.

Valixhja juaj duhet të përmbajë gjithmonë gjërat më të nevojshme, prania e të cilave ju mban të qetë de të sigurtë kudo që të shkoni.

Barnat janë një pjesë e domosdoshme e paketimit, pavarësisht vendit ku do të shkoni me pushime.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se përpara se të vendosni çfarë ilaçesh do të merrni me vete, interesohuni pak për vendin ku do të shkoni, sistemin mjekësor dhe qasjen që do të keni në farmacitë vendase.

Mbi të gjitha, është e rëndësishme të merrni barna të rëndësishme që luftojnë pagjumësinë, diarenë, ankthin dhe dhimbjet e ndryshme inflamatore.

Ilaçet më të rëndësishme që duhet të merrni me vete në udhëtim

Ilaçet e mëposhtme do ju vijnë në ndihmë gjatë problemeve më të thjeshta që mund të shfaqen në një udhëtim apo gjatë pushimeve. Gjithmonë mos harroni  edhe mjekime kundër plagëve apo gërvishtjeve të mundshme, siç janë uji i distiluar, betadina dhe fashat lidhëse.

Barna për gjumin

Shumë njerëz e kanë të pamundur të mbyllin sytë teksa qëndrojnë ulur në një sedilje të ngushtë avioni e dëgjojnë të qarat e një fëmije që vuan nga dhimbja e veshit.

Për këto raste të veçanta, e sidomos nëse bëhet fjalë për një udhëtim të gjatë, mjekët mund të sugjerojnë disa ilaçe që sjellin gjumin.

Nëse udhëtimet janë të gjata, atëherë duhet të merrni një ilaç të lehtë gjumi sepse qëndrimi pa lëvizur për orë të tëra është i dëmshëm për organizmin.

Mjekimet kundër diaresë

Diarea është shumë e përhapur tek udhëtarët dhe turistët që udhëtojnë qoftë me avion apo me makinë.

Ky problem luan një rol pastrues të toksinave ndaj mjekët rekomandojnë që të pini shumë ujë dhe të lini trupin të pastrohet. Ama  nëse diarea zgjat shumë atëherë ju duhet një ilaç që ta ndalojë atë.

Një nga produktet që ju duhen më shumë kur vuani nga diarea në udhëtim janë elektrolitet që merren në formë pluhuri në farmaci.

Ilaçet kundër dhimbjeve.

Në vende të ndryshme përveç pengesës së gjuhës mund të ketë mangësi ilaçesh të caktuara ose rregulla strikte për pasjen e një recete mjekësore.

Edhe në avion, stjuardesat e kanë të ndaluara të japin medikamente për shkak të komplikacioneve të ndryshme.

Merrni me vete paracetamolë, ibuprofen ose ilaçin që ju bën punë kundër dhimbjeve të ndryshme.

Ilaçe kundër ankthit

Shumë njerëz përjetojnë ankth kur fluturojnë dhe për këtë mund të kërkojnë ndihmonë e mjekut.

Ky i fundit mund t’ju rekomandojë një ilaç që jo vetëm zbut ankthin por edhe ju vë në gjumë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit