11.1 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Mbrojtësi e mbyll me United

- Advertisement -

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Phil Jones nuk do të jetë më pjesë e organikës së Manchester United. Mbrojtësi ka qenë pjesë e “Djajve të Kuq” prej vitit 2011 duke regjistruar plot 169 prezenca me anglezët, mirëpo tashmë në moshën 31-vjeçare do të duhet të startojë një eksperiencë të re. Së fundmi, Jones është përshëndetur edhe zyrtarisht me tifozët e United teksa thekson se për të “Djajtë e Kuq” ishin një ëndërr.

“Ishte një nder për mua të përfaqësoja këtë stemë dhe të gjithë ata të cilët historinë e tyre e kanë të lidhur me United. Do të doja të kisha luajtur më shumë, të kisha dhënë më shumë për skuadrën. Por, nga thellësia e zemrës ju siguroj se kam dhënë maksimumin.

Ndonjëherë në jetë ndodhin gjëra të cilat nuk na pëlqejnë, por e rëndësishme është të jemi të vetdijshëm se dhuruam më të mirën për të tejkaluar sprovat. Në karrierë dhe jetë, kjo është shumë e rëndësishme. Ky nuk është momenti për të qenë i trishtuar, por momenti për të parë edhe njëherë tjetër historinë që lashë pas dhe të jem i lumtur për veten e familjen që jetova një ëndërr me United”, u shpreh Jones.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit