14.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Së paku 145 të vdekur në Birmani shkaku i ciklonit Moka

- Advertisement -

Së paku 145 persona kanë vdekur pasi një ciklon i quajtur “Moka” ka goditur Miamnarin.

Siç njoftojnë mediat ndërkombëtare,  cikloni goditi Mianmarin dhe Bangladeshin të dielën, duke shkaktuar shi të dendur dhe erëra me shpejtësi deri në 120 milje në orë.

“Stuhia më e fortë që ka goditur rajonin në më shumë se 10 vjet shkatërroi fshatra, rrëzoi pemët dhe shkaktoi probleme komunikimi në pjesën më të madhe të shtetit Rakhine, ku qindra mijëra jetojnë në kampe të zhvendosur nga dekadat e konfliktit ndërkombëtar”, raportohet tutje.

Një kryetar i fshatit Rohingya tha për AFP se më shumë se 100 njerëz janë zhdukur vetëm në fshatin e tij pas ciklonit. Një tjetër kryetar fshati pranë Sitwe, tha se të paktën 105 persona humbën jetën në periferi të qytetit.

Kjo qeveri ka mohuar raportimet se numri i të vdekurve ka arritur në 400.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit