15.2 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

IKShPK tregon cilat ushqimet mund t’iu helmojnë gjatë verës, ftojnë për kujdes të shtuar

- Advertisement -

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje që të kihet kujdes në konsumimin e ushqimit përgjatë temperaturave të lartë, derisa ka shpërndarë edhe disa udhëzime për qytetarët e Kosovës.

IKSHPK nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ak bërë thirrje për shmangien e mishit të papërpunuar.

“Instituti Kombëtar i bënë thirje popullatës: Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi, Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht, Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë i IKSHPK-së:

Qytetarë të nderuar!

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Instituti Kombëtar i bënë thirje popullatës:

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi

Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.

Duart duhet të lahen dhe thahen:

– para se të filloni të përgatisni ushqimin

– pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

– pas përdorimit të tualetit

– pasi të pastroni hundën

– pasi të prekni një kafshë

– pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

MOS HANI USHQIM KUDO!

PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE! 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit