8.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Igball Jashari, pasardhësi i familjes Jashari debutoi me Prishtinën pikërisht në Skenderaj

- Advertisement -

FC Prishtina po mendon për të ardhmen duke u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj.

Futbollisti i radhës i talentuar që e ka bërë debutimin në fanellën “bardhekaltër” është Igball Jashari.

Igballi, që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skenderajt, e bëri debutimin pikërisht në Skenderaj, në stadiumin “Bajram Aliu” në ndeshjen ndaj Drenicës.

Sulmuesi anësor u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes nga trajneri Debatik Curri, në takimin në të cilën Prishtina arriti fitore me rezultat 0:1.

17-vjeçari konsiderohet një ndër futbollistët më premtues në Kosovë teksa është pjesë edhe e grupmoshave të reja të Kombëtares së Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit