16.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

I zbathur dhe me shokë në shtëpi, pse Atletico hoqi dorë nga talenti francez

- Advertisement -

Boubacar Camara do të jetë pjesë e Aston Villa në Premier League nga 1 korriku, pasi largohet me parametra zero nga Marseille.

Për mesfushorin qendror interesoheshin disa klube të mëdha, mes tyre edhe spanjollët e Atletico Madrid që u tërhoqën pas takimit të parë.

Gazetari i RMC Sport, Daniel Riolo, ka zbuluar prapaskenat. Ai ka deklaruar se e gjitha ra poshtë pas takimit të drejtorit sportiv, Andrea Berta, me Camara.

Ata e kishin lënë të takoheshin në shtëpinë e futbollistit dhe në momentin që i ka hapur derën drejtuesit të Atleticos ka qenë në pantallona të shkurtra, zbathur dhe me tre shokë në shtëpi.

Kjo ka bërë që Andrea Berta të tërhiqej menjëherë, duke thënë se “kurrë nuk do të nënshkruajmë për një djalë të tillë”. Tani Camara do të luajë në Premier League.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit