Kryeministri Albin Kurti ka realizuar takimin e parë me Presidenten e re të vendit, Justina Shiroka-Pula, në Presidencë.
Kurti tha tha se e ka falënderuar Shiroka-Pulën që pranoi përgjegjësinë e kësaj detyre.
“Nder dhe kënaqësi ta kemi presidente të Republikës së Kosovës, profesoreshën Justina Shiroka Pula, dhe të zhvillojmë takimin tonë të parë në zyrën e saj të re. E urova për detyrën dhe e falënderova që na gëzoi duke pranuar këtë përgjegjësi në një kohë kur vendi kishte shumë nevojë për president që, përveçse përbashkon e sjell stabilitet, ka integritet të lartë, dije të gjerë dhe përvojë të gjatë akademike e institucionale”.
Kurti në fund tha se do të bashkëpunojë e bashkërendohet me të “për punët e mira për qytetarët dhe për prioritetet shtetërore”.






