Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Viti për veprën penale “vrasje në tentativë”.
Sipas policisë, pas një konflikti mes dy personave, ishte përfshirë edhe i mituri i cili e ka sulmuar me kaçavidë një burrë duke e goditur disa herë.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit.”
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Viti 11.05.2024 – 15:40. Pas një konflikti verbal në mes të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, në rast është përfshirë edhe i dyshuari mashkull kosovar –i mitur, i cili e ka sulmuar me kaçavidë viktimën duke e goditur disa here duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari i mitur me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.