Myftiu Tërnava dënon sulmin ndaj Medinës, shpreh solidaritet me Arabinë Saudite

- Advertisement -

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka dënuar sulmin ndaj qytetit të shenjtë të Medinës dhe ka shprehur solidaritet me Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Përmes një letre zyrtare drejtuar Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman, Myftiu Tërnava e ka cilësuar sulmin si akt terrorist, duke thënë se ai “i kalon të gjitha vijat e kuqe”.

Sipas Tërnavës, sulmi përbën një provokim të hapur ndaj ndjenjave të myslimanëve në mbarë botën, si dhe një shkelje të rëndë të shenjtërisë së vendeve të shenjta islame.

“Shprehim solidaritetin tonë të plotë me Mbretërinë e Arabisë Saudite, udhëheqjen, Qeverinë dhe popullin e saj”, thuhet në letrën e Myftiut.

Ai ka shprehur gjithashtu mbështetjen për masat dhe hapat që autoritetet saudite po ndërmarrin për përballimin e çdo veprimi që, sipas tij, cenon sigurinë, stabilitetin dhe sovranitetin e Mbretërisë, si dhe sigurinë e vendeve të shenjta islame

Të ngjashme

Të fundit