Madonna dhe Lady Gaga kanë pasur gjithnjë një marrëdhënie të ndërlikuar, që prej vitit 2011 kur Lady Gaga u akuzua se kishte kopjuar klipin e këngës së yllit të pop-it. Më pas ato u pajtuan në 2019 dhe thanë se në fakt nuk kishin qenë kurrë armike.
Për vite me radhë ato i kanë krahasuar me njëra-tjetrën, ndoshta për shkak të stilit ekstravagant. Por Lady e urren kur i thonë se ngjan me Madonën. Në një intervistë të disa viteve më parë ajo shprehej:
“Madonna dhe unë jemi shumë të ndryshme”, tha ylli i “Bad Romance” pas një krahasimi që Lowe i bëri të dy këngëtareve. Nuk dua të tregoj mungesë respekti ndaj Madonna-s…ajo është një zonjë e sjellshme dhe ka patur një karrierë fantastike, gjigande. Është ylli më i madh i pop-t i të gjitha kohërave…por unë luaj shumë instrumente. Shkruaj vetë muzikën time, kaloj orë të tëra në studio. Jam producente, tekstshkruese. Ajo që unë bëj është ndryshe.