I gjendet sprej lotsjellës në pikën kufitare në Bërnjak, shteasi i Serbisë shoqërohet në polici

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në pikën kufitare në Bërnjak te një shtetas i Serbisë ka gjetur dhe sekuestruar një sprej lotsjellës.

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, derisa ka kontrolluar komionin e të dyshuarit.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që, gjatë kontrollit të kamionit të tij i është gjetur dhe sekuestruar një sprej lotsjellës.”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, sipas njoftimit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt

Të ngjashme

Të fundit