Kryeministri Kurti është pyetur nga gazetarët përsëri për çështjen e Presidentit.
Kurti u shpreh se nëse shkojmë në zgjedhje do t’i humbim miliona euro si shtet, sepse sipas tij edhe nëse shkojmë në zgjedhje, nuk do të gjejmë zgjidhje dhe do të duhet të shkojmë edhe disa herë në zgjedhje.
“Nëse shkojme në zgjedhje te reja do t’i humbim miliona euro si shtet dhe nuk do te kemi zgjidhje, meqenëse do të duhet te shkojmë edhe njëherë në zgjedhje të reja edhe njëherë tjetër më pas. Une kam qene shume bujar me partite opozitare, vetem tre ore pas emrit te Glauk Konjufcës e kemi propozuar Fatmire Kollçakun, LDK’së ia kam bërë dy oferta njërën për rrokadë, tjetrën për bashkëqeverisje… Tema kryesore para një viti ka qenë se si nuk duhet të bëhet Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit…” tha ai.
Këto deklarata Kurti i bëri në përurimin e transformimit i Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku pjesëmarrës ishte edhe Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.






