Dua Lipa ndihmon mjekët ukrainas

- Advertisement -

Mjekët ushtarakë ukrainas e kanë falënderuar këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa për ndihmën e saj në dorëzimin e një kamionete të re që do të shpëtojë jetë në vijën e frontit.

Automjeti iu dhurua Batalionit të Parë Mjekësor të Ndarë të Ukrainës, për të cilin Dua mblodhi fonde gjatë një eventi bamirësie në mars, TvpWorld.

“Jemi mirënjohës ndaj Dua Lipës, Service95 dhe iniciativës Driving Ukraine për këtë kamionetë të fuqishme”, shtoi ajo.

Mjekët thanë se automjeti “do të na ndihmojë të kryejmë misione shpëtimi jetësh në zonën e luftimeve”.

“Driving Ukraine” është një organizatë britanike, që u ka dorëzuar më shumë se 300 automjete njësive ushtarake ukrainase që nga viti 2022.

Të ngjashme

Të fundit