” I dëgjoi duke folur shqip…”, çfarë ndodhi me katër gjimnazistët e Durrësit në Mal të Zi, flet ambasadorja shqiptare

- Advertisement -

Katër gjimnazistë nga Durrësi u mbajtën për rreth 24 orë në ambientet e policisë malazeze, pas një incidenti me një shtetase vendase, teksa ata ishin në eskursion.

Ngjarja dyshohet se nisi pasi të rinjtë formuan me duar simbolin e shqiponjës, ndërsa gruaja i pyeti për kombësinë e tyre.

Pas daljes para gjykatës, katër nxënësit e shkollës “Naim Frashëri” u lanë të lirë dhe u nisën drejt Shqipërisë. Ambasada Shqiptare në Podgoricë njoftoi më herët se kishte ndjekur rastin dhe falënderoi autoritetet malazeze për bashkëpunimin.

Megjithatë, shkeljet ligjore për të cilat u mbajtën të miturit ishin mjaft të paqarta.

Për rastin, në Klan News, ka folur ambasadorja e Shqipërisë në Mal të Zi, Zhaklina Peto.

“Shtetasja malazeze i kishte denoncuar, për këtë arsye policia i ndaloi. Ne sapo u njoftuam, nisëm kontaktet e para me autoritetet. Përparësia jonë ishte që nxënësit të trajtoheshin me kujdes dhe të kishin asistencën e duhur, duke marrë parasysh faktin se ishin të mitur”, deklaroi ajo.

“Kështu është thënë, por duke iu referuar dokumentacionit zyrtar, në vendimin e gjykatës ky rast nuk përmendet. Ka pasur një përplasje verbale…”, sqaroi ambasadorja sa i takon pretendimeve se gruaja malazeze ka goditur me shuplakë njërin prej nxënësve.

“Zonja i ka atakuar e para pasi i ka dëgjuar teksa flisnin shqip”, tregoi Peto për zanafillën e rastit.

Sipas ambasadores, nxënësit kanë pasur në dispozicion një përkthyes, psikolog dhe avokat gjatë qëndrimit në polici.

“Përfaqësuesja e ambasadës shkoi menjëherë në Kotor dhe qëndroi në ambientet e komisariatit deri në mëngjes. Gjatë komunikimit me nxënësit, ata nuk raportuan probleme me trajtimin në polici”, shtoi ajo.

E pyetur nëse incidenti mund të jetë shenjë e albanofobisë, ambasadorja tha se do të ndihej e keqardhur nëse do të ishte kështu, por e cilësoi ngjarjen si një rast të izoluar

Të ngjashme

Të fundit