Ish-kryenegociatori, Skender Hyseni, po kërkon që pozitë e opozitë në Kosovë të bëhen bashkë për planin evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai duke komentuar takimin e presidentit amerikan, Joe Biden, me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von Der, ku temë ishte pikërisht dialogu, ka thënë se që nga fillimi i procesit, për herë të parë ka consensus trans-atlantik që të hidhet një hap i madh drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net.
“Është koha e fundit që pozitë e opozitë në Kosovë ta kuptojnë seriozitetin e situatës. Plani evropian, si një hap i mirë i ndërmjetëm shpie në drejtimin e duhur dhe nuk ka alternativë në këtë fazë të dialogut”, ka shkruar Hyseni.
Sipas Hysenit, çfarëdo politike kalkulante e opozitës dëmton keq interesin e Kosovës.
Postimi i plotë i Hysenit:
Plani Evropian njëra nga pikat e diskutimit në takimin e presidentit amerikan Biden dhe presidentes së komisionit evropian Von der Leyen.
Dialogu Kosovë-Serbi dhe urgjenca e nënshkrimit të planit evropian nga Kosova dhe Serbia duket të ket qenë njëra nga pikat kyqe të diskutimit në takimin e nivelit të lartë. Për herë të parë që nga fillimi i dialogut të lehtësuar nga BE shohim një konsensus të plotë trans-atlantik që të hidhet një hap i madh përpara drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.
Është koha e fundit që pozitë e opozitë në Kosovë ta kuptojnë seriozitetin e situatës. Plani evropian, si një hap i mirë i ndërmjetëm shpie në drejtimin e duhur dhe nuk ka alternativë në këtë fazë të dialogut.
Politikat kalkulante të, qoftë pozitës qoftë opozitës dëmtojnë keq interesat e Kosovës sot!