4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Hyseni i PSD-së: Statuti i Asociacionit do t’i prezantohet Kosovës javën tjetër

- Advertisement -

Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate (PSD), në “Prime Time” ka thënë se javën e ardhshme Kosovës do t’i vie statuti i Asociacionit.

Ai këtë deklaratë e bëri duke u bazuar në rrjedhën e procesit të dialogut.

“Marrëveshja për Asociacionin, ka me ardh javën tjetër. Statuti i Asociacionit ka me ardh javën tjetër. Unë nuk i njoh njerëzit aty, informata s’kam, por qysh po e shoh rrjedhën e procesit, nuk mundet me u shty më shumë. Qeveria ka hy në këtë proces edhe ata e dinë që më mirë është mos më hy në këtë proces se sa më dështu në fund”, ka thënë ai në Kanal10.

Ndryshe, Hyseni ka thënë se është duke u krijuar përshtypja se marrëveshja me Serbinë është arritur, por sipas tij aty është dakorduar vetëm themelimi i Asociacionit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit