5.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Aliu flet për akuzat e kryetarit të Preshevës

- Advertisement -

Ministri Liburn Aliu i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të Preshevës, Shqipërim Arifi, i cili ka akuzuar Vetëvendosjen dhe një nga emrat ka qenë edhe Liburn Aliu për përçarje në Luginën e Preshevës.

Arifi po ashtu ka dhënë akuza edhe për ndarjen e fondit nga Qeveria e Kosovës për Luginën që sipas tij ka pasur manipulime.

Por, Aliu i cili është me prejardhje nga Lugina e Preshevës duke mohuar këto akuza ka thënë se kjo është mënyra e komunikimit të Shqipërim Arifit.

“Shqipërimi kështu e ka mënyrën e komunikimit të tij duke akuzuar de bërë spektakël”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Aliu ka shprehur urimin që në Luginën e Preshevës të ketë qetësi e unitet.

Sa i përket fondit ai ka thënë se ministria që ai drejton nuk ka të bëjë asgjë me të,por tha se do të jetë i gatshëm të ndihmojë .

“Në të gjitha diskutimet me Serbinë çështja e Luginës është ngrit në nivelin më të lartë se asnjëherë. Nuk mendoj se ka pasur mbështetje më ta madhe për Luginën e Preshevës se në Qeverinë Kurti dhe për këtë jam shumë i lumtur”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit