28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Hysaj pritet që të largohet nga Lazio

- Advertisement -

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj mund të largohet nga Lazio.

Pas një periudhë të gjatë bashkëpunimi, palët mund të ndahen në fund të këtij sezoni.

Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit e Lazios po mendojnë të shesin Hysajn, lojtar të cilin ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare e solli me parametra zero.

Në fakt, ideja e drejtuesve është ta nxjerrin në shitje që në afatin kalimtar të janarit por, pengesë mbetet paga e tij prej 2,2 milionë euro neto në sezon.

Për momentin nuk ka oferta konkrete, por me shumë mundësi lojtari shkodran do të nisë një aventurë të re pasi të ketë luajtur në Kampionati Evropianin që organizohet në qershor dhe korrik në Gjermani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit