28.4 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Humbja 9:2 kundër Bayernit, Dinamo Zagreb e çon në shtëpi trajnerin

- Advertisement -

Humbja 9:2 e Dinamo Zagreb në Champions League kundër Bayern Munchen, ka bërë bujë të madhe në opinionin e futbolldashëve.

Kjo natyrisht se nuk ngeli pa pasoja për trajnerin Sergej Jakiroviq.

Për këtë të fundit, klubi kroat mori vendim që ta dërgojë në shtëpi.

Mediat raportojnë se klubi nga kryeqyteti kroat, po punon për gjetjen e zëvendësuesit të tij.

Siç raportohet, një emër i madh është në radarin e klubit ku luan Arbër Hoxha.

Bëhet fjalë për Niko Kovaçin, i cili është i papunë që nga largimi prej Wolfsburgut.

Megjithatë te Niko-ja është vetëm një problem, ai është i shtrenjtë dhe synimin e ka një klub më të madh evropian.

Por, mbetët të shihet se cili do të jetë trajneri i ardhshëm i Dinamo Zagrebit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit