Në emisionin Kosova Today në Klan Kosova ajo rrëfen se si Emiri si fëmijë ka pasur pëlqim për motore, dhe se gjithmonë janë munduar ta bindin që të qëndrojë larg tyre, por pa sukses.

“Kur është rritur shpesh e kemi këshilluar që shpejtësia nuk është diçka e mirë dhe se duhet të jetë i kujdesshëm, por ai si çdo i ri që i ka ëndërr, vet e ka blere motorin dhe ka ndodhur një vetaksident para 3 vjetësh dhe e ka humbur jetën në rrugën magjistrale Prishtinë-Shkup”.

E ëma tutje shton se Emiri ka qenë shumë i kujdesshëm edhe me motor dhe se nuk e ka përdorur për gjërat ekstreme, por se dyshon që deri te aksidenti mund të ketë ardhur nga erërat e forta.

“As vet nuk e kam ditur se çka ka ndodhur atë ditë kritike. Ai ka qenë disa here në Shqiperi, në Dhërmi nëpër ato rrugicat e këqija dhe ia ka dal me sukses”.

“Atë ditë kritike ai ka qenë me një shok, i cili më motor ka qenë para Emirit. Ka qenë rrugë magjistrale, rrugë e re e mirë, koha ka qenë me diell. Kur e ka parë shoku që Emiri nuk është prapa tij, është ndalur. Aty s’ka pasur askush faj, po unë dyshoj që ajo pjesë ndonjëherë ka erëra të forta. Unë supozoj që ai të mos e dëmtojë motorin, e ka shtrënguar dhe kur është rrëzuar e ka goditur me kokë në bankinë dhe s’ka pasur shpëtim, se asgjë tjetër s’ka pasur të thyer”, kujton e ëma e 22-vjeçarit të ndjerë.