20.7 C
New York
Sunday, September 22, 2024

Buy now

Hoxhaj: Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, përjetësisht figura emblematike të luftës sonë çlirimtare

- Advertisement -

Deputeti i kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka bërë sot homazhe bashkë me bashkëpartiakët te varret e Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, në përvjetorin e 26 të rënies së tyre.

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, përmes rrjetit social Facebook, ka shkruar se Xhevë dhe Fehmi Lladrovci do të mbeten përjetësisht figura emblematike të luftës sonë çlirimtare.

Tutje, ai ka shpërndarë disa fotografi nga homazhet.

“Xhevë dhe Fehmi Lladrovci do të mbeten përjetësisht figura emblematike të luftës sonë çlirimtare. Sot, ishim për homazhe te varret, për t’i kujtuar dhe nderuar çdo ditë për përkushtimin për lirinë e Kosovës, për të cilën sakrifikuan edhe jetën.”, ka shkruar Hoxhaj.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit