Rizvanolli kritikon Serbinë në takimin rajonal për energjinë në Prishtinë

- Advertisement -

Në Prishtinë po mbahet takimi i Këshillit Ministror Joformal 2026. Takimi në Qeverinë e Kosovës mblodhi ministrat përgjegjës për energjinë dhe klimën nga rajoni i Komunitetit të Energjisë, si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Për rëndësinë e këtij takimi foli ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Me këtë rast, para të pranishmëve ajo ngriti shqetësime edhe ndaj shtetit serb.

Tutje ajo deklaroi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit të tregjeve të energjisë elektrike.

“Komiteti i Energjisë punon për të sjellur vendet e rajonit dhe BE-së më pranë tregut Evropian.

Kosova ka marrë kryesimin e Komitetit të Energjisë me një përkushtim të pa lëkundër.

Ne po i shtyjme para 3 çështje kryesore. Si shtet ku përkrahja për anëtarësim në BE është absolute, Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit të tregjeve të energjisë elektrike. I gëzohemi përparimit rajonal. Ne vazhdojmë të përballemi me një cështje shqetësuese.

Operatori i Serbisë vazhdon të mohojë komunikimet e drejtpërdrejta me KOSTT-in.

Serbia po i vendos një barrë të panevojshme të gjithë konsumatorëve të rajonit dhe Kosovës. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryç derisa ky obligim i Serbisë nuk zbatohet. Mekanizmat e përbashkët janë të domosdoshme për të krijuar një treg të mirëfilltë. Tranzicioni energjetik kërkon investime të bashkërenduara”, ka deklaruar Rizvanolli.

Yolanda Garcia Mezquita, Shefe e Njësisë për Bashkimin Evropian potencoi se përshpejtimi i integrimit të Kosovës dhe shteteve tjera në tregun e brendshëm Evropian është tejet i rëndësishëm.

‘Është nderë të jem sot në Kosovë. Sot ky këshill arrin në një moment të rëndësishëm për sigurinë evropiane. Diskutimi sot do të fokusohet në dy prioritete. Përshpejtimi i integrimit të palëve në tregun e brendshëm të BE-së. Hapi tjetër është ndërlidhja e tregut të BE-së dhe palëve kontraktuese. E mirëpres faktin që palët kontraktues po bëjnë hapat e duhur për procesin e verifikimit. Prioriteti i dytë sot është edhe siguria e furnizimit. Zhvillimet e fundit në lindjen e mesme kanë dëshmuar se çmimet janë të ndryshme. Kjo krijon stres për qytetarët e sigurinë”, shtoi ajo.

“Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ka lidhje direkte me shtetet anëtare të BE. Ky është justifikim se pse Kosova po kërkon ndërlidhje më të mirë dhe bashkëpunim me shtetet fqinje dhe shtetet e BE-së. Ftesa e Bashkimit Evropian është në tavolinë dhe shumë shtete tani po bëjnë reforma për të përputhur standartet e duhura që të kemi kornizën rregullatore si në BE. Unë dua që takimi i sotëm të shërbej si një moment për dërguar një sinjal në BE se ka progres të shpejt”, ka shtuar drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkoëski./rtk/

Të ngjashme

Të fundit