Eskalon sërish protesta në Shqipëri, polici goditet me gur në kokë

- Advertisement -

Protesta në Shqipëri ka eskaluar sërish, pasi protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë. Gjatë përplasjes, një polic është goditur me gur në kokë.

Para Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa pritet të nisë seanca plenare, protestuesit janë mbledhur dhe kanë filluar të hedhin vezë dhe gurë në drejtim të deputetëve të Partisë Socialiste (PS), si dhe ndaj efektivëve të policisë që po siguronin perimetrin e Kuvendit.

Protestuesit kanë gjetur një mënyrë për të hyrë brenda perimetrit të sigurisë, pasi askush nuk i ka penguar të hyjnë në një prej lokaleve të zonës së pedonales.

Policia ka shoqëruar deri tani të paktën pesë protestues që ndodheshin para Parlamentit. Mes tyre është edhe aktivisti Gent Progni. Sipas informacioneve, ata kanë qenë brenda perimetrit të sigurisë.

Këtu mund ta shikoni VIDEO-n nga Report TV.

Të ngjashme

Të fundit