8.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Hoxhaj shpreh ngushëllime për Wisnerin: Në momentet vendimtare të pavarësimit të Kosovës, ShBA e caktoi atë për ne

- Advertisement -

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Frank Wisner, ish-përfaqësuesit special të ShBA-së në kohën e bisedimeve për zgjidhjen e statusit të Kosovës, proces ky që përfundoi me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Hoxhaj e ka quajtur “vigan” Frank Wisnerit, kujtimi i të cilëve ndër shqiptarë të Kosovës do të rrojë përherë.

Postimi i plotë:

Lamtumirë, vigan! Në momentet më vendimtare të pavarësimit të Kosovës, superfuqia e botës caktoi njërin nga kolosët e diplomacisë, Frank Wisner, si Përfaqësuesin e SHBA-së për Bisedimet mbi Statusin e Kosovës.

Pata fatin ta njoh dhe nderin të bashkëpunoj me të gjatë kohës kur isha anëtar i Grupit të Procesit të Vjenës, nga ku rezultoi shpallja e pavarësisë së Kosovës. Ai ishte dhe do të mbetet gjithmonë një mendje e thellë dhe një nga diplomatët më me ndikim të kohës sonë. Kujtimi dhe trashëgimia e tij do të jetojnë përjetë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit