4.4 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Hoxhaj rrëfen për dy takime të fshehta me ish-kryediplomatin çek, për ta njohur Pavarësinë e Kosovës

- Advertisement -

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një ngjarje me ish-ministrin e jashtëm të Çekisë, Karel Schwarzenberg, i cili vdiq sot në moshën 85 vjeçare.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka humbur një mik të dashur, duke shtuar se Schwarzenberg do të mbahet mend përgjithmonë në Kosovë, që njohu pavarësinë e Kosovës.

“Kam bashkëpunuar për më shumë se dhjetë vite me Schëarzenberg dhe çdokohë Kosova ka pasur mbështetjen e tij për çdo temë, por asnjëherë nuk do t’i harroj dy takime të fshehta që i organizoi ai në kështjellën historike të familjes princërore, me politikanë sllovakë, për ta njohur Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.

Schwarzenberg në vitin 2008 kur ishte në krye të postit të kryediplomatit çek, kishte treguar vullnet për ta njohur Pavarësinë e Kosovës vetëm dy ditë pas shpalljes së saj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit