Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Ai ka thënë se presin lajme të mëdha dhe pozitive sa i përket kthimit të tyre në Kosovë.
“Ne presim lajme të mëdha dhe pozitive, që z. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, mbi të gjitha, t’u kthehen familjeve të tyre, t’u kthehen bashkëluftëtarëve, por edhe Kosovës, meqë procesi gjatë këtyre 6 viteve të fundit ka qenë i padrejtë dhe i panevojshëm”.
“I besoj drejtësisë ndërkombëtare. Kemi qenë të shqetësuar dhe të mllefosur me pretendimet e prokurorisë. Unë personalisht nuk kam besuar se mund ta dëgjoj një prokuror siç e dëgjuam në raport me z. Thaçi dhe të tjerët, që e kriminalizonte idenë tonë të lirisë, që me një pretendim mund ta kriminalizonte idenë tonë për liri, jo vetëm të ardhmen, por edhe të kaluarën, që e kriminalizonte idenë e pavarësisë, kur unë e di që liria dhe pavarësia jonë kanë qenë rezultat i luftës sonë të brendshme, po aq sa kanë qenë edhe projekt ndërkombëtar”, ka thënë ai në Klan Kosova.






