Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur në takim zyrtar shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes.
Gjatë takimit, Hoxha i uroi mirëseardhje Lopes në detyrën e re dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që EULEX-i i ka ofruar Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë, të dyja palët konfirmuan gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në funksion të rendit, sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.
Takimi u përmbyll me zotimin për vazhdimin dhe forcimin e partneritetit institucional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.






