Hoti: Zgjedhjet po ndodhin sepse një autokrat dëshiron të uzurpojë shtetin

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar me një mesazh të fortë politik, duke u bërë thirrje qytetarëve që më 7 qershor t’u drejtohen kutive të votimit.

Përmes një postimi publik, Hoti ka deklaruar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve për shkak, siç e ka quajtur ai, “dëshirës së një autokrati për të uzurpuar shtetin”, duke iu referuar kryeministrit në detyrë – Albin Kurti.

“Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk do të lejojmë të ndodhë”, ka theksuar ai, duke kërkuar mobilizim të gjerë qytetar për ta kundërshtuar këtë situatë.

Sipas Hotit, shteti nuk nëpërkëmbët e as nuk abuzohet me të.

Ky është postimi i plotë i tij:

Më 7 qershor duhet sërish t’u drejtohemi kutive të votimit. Kjo po ndodh për arsyen e thjeshtë: një autokrat dëshiron të uzurpojë shtetin.

Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk do të lejojmë të ndodhë.

Më 7 qershor duhet të bashkohemi të gjithë në refuzimin qytetar ndaj këtij personi.

Më 7 qershor duhet të bëhemi bashkë për shtetin e Kosovës.

Shteti është shtet, nuk nëpërkëmbet, nuk abuzohet me të.

 

Të ngjashme

Të fundit