10.4 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Hoti për VV-në: Nga “as asi, as ksi”, në “ksi me vetëmenaxhim”

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës tashmë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar kryeministrin Kurti rreth zhvillimeve të fundit politike.

Hoti për marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut ka thënë se nga “as asi, as ksi”, në “ksi me vetëmenaxhim”.

“I mashtruan njerëzit me parulla kundër demarkacionit dhe asociacionit për të ardhur në pushtet”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, të njëjtit kur erdhën në pushtet pranojnë të shkojnë përtej, duke deri tek “vetëmenaxhimi”.

Gjatë kësaj të marteja, Hoti ka reaguar dhe ndaj marrëveshjes së Ohrit, ku ka thënë se ajo është duke u reduktuar vetëm në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Më tutje, ai ka reaguar dhe ndaj kryeministrit Albin Kurti, ku ka thënë se ky i fundit e ka kundërshtuar Asociacionin sa ka qenë në opozitë, por tani që është në pushtet, sipas Hotit, Kurti do ta themelojë.

“E gjithë Marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin urgjent të Asociacionit. Asgjë tjetër. Ai që e kishte kundërshtuar me dhunë këtë Asociacion, e që kishte marrë mbështetje qytetare për këtë kundërshtim, tani do ta zbatojë në praktikë”, ka thënë Hoti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit