5.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Hasani për marrëveshjen e Ohrit: Ka dy cilësi që e bëjnë të ndryshme, mosnënshkrimi është për konsum të brendshëm politik

- Advertisement -

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka deklaruar se dy cilësi janë evidente të cilat e bëjnë të ndryshme nga marrëveshjet e mëhershme, marrëveshjen e arritur në Ohër në mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në “DebatPlus” të RTV Dukagjini, Hasani ka thënë se bëhet fjalë për prezencën e Bashkimit Evropian dhe ekzistencën e një pike referimi.

“E para është krijuar një mekanizëm që siguron dhe mbikëqyr zbatimin, nuk ka ekzistuar përpara. Ai mekanizëm është Bashkimi Evropian sepse është raportu dhe është futur në sistemin juridik të BE-së sa i përket kësaj çështjeje, domethënë i ka sanksionet e qarta”, ka deklaruar ai gjersa ka shtuar: “E dyta, deri tani nuk ka pasur një pikë referimi dhe palët kanë mundur të interpetojnë, edhe sot i interpretojnë siç  duan. Por tanimë, ajo nuk vlen për shkak se ajo çka thotë garantuesi i saj, në këtë rast BE-ja me mbështetjen e SHBA-ve…ai do të tregojë saktë për këto dispozita të cilat edhe në Serbi interpretohet në mënyra të ndryshme”, ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër, Hasani ka thënë se detyrimet e stipuluara tanimë janë përligjësuar nga BE-ja si ndërmjetësues i të dy palëve gjersa ka cilësuar mosnënshkrimin e marrëveshjes si arsye për konsum të brendshëm politik.

“Detyrimeve që janë të stipuluara aty, atojanë përligjësuar me deklaratën e atij që është ndërmjetësues. Dhe forca juridike nuk derivohet prej asaj nëse është nënshkruar sepse për shembull ekzistojnë procese verbale dhe nëse vie puna të kontestohet diçka, aty vërtetohet shumë lehtë. Ajo që nuk e nënshkruan, Vuçiqi ose pala jonë në arsyetimin se si e ka dhanë për prambulë dhe pjesë të tjera që nuk qëndrojnë, ato janë për konsum të brendshëm politik..relevanca është tërsisht politike”, ka deklaruar ai.

Se a ka legjitimitet marrëshveshja e Ohrit, Hasani ka thënë se një gjë e tillë varet nga pesha juridike e saj. Ai ka theksuar se përmbajtja e marrëveshjes dhe ajo e planit të zbatimit mbeten të qarta.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, është përmbajtja ajo që dikton peshën juridike të një marrëveshjeje përveç kur marrëveshja në mënyrë shprehimore e thotë një diçka tjetër. Ose kur rregullat e ligjit ndërkombëtar në segmente të caktuara me çështje të caktuara determinojnë një formë strikte siç është rasti i marrëveshjeve që duhet të shërbejnë si provë pra të GJND-së ato duhet të jenë të regjistruara në sekretariatin e OKB-së…por komunikimi ndërkombëtar nuk kufizohet. E thotë edhe vet Konventa e Vjenës…kjo nuk do të thotë që fuqia juridike e marrëveshjeve të lidhura në forma të tjera nuk prodhon efekte juridike. Në këtë kuptim gjanat janë të qarta dhe çështja e përmbajtjes është gjithashtu shumë e qartë, përmbajtja e marrëveshjes dhe e planit të zbatimit”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit