Hoti: Besoj se Kurti do t’i kërkojë Abdixhikut që ta propozojnë një emër për President

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti tha se kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mund t’i kërkojë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës që ta propozojnë një emër për President.

Hoti tha në Frontal në T7 se kjo është diskutuar në grupin parlamentar të LVV-së.

“Në bazë të diskutimeve që i kemi pasë si grup parlamentar, e besoj që kryeministri Kurti ka me e kërku nga Lidhja Demokratike që ta propozojnë një emër. Sepse këtë në fakt është duke e thënë edhe publikisht qe sa herë: aman propozojeni një emër”, tha ai.

Emri i propozuar do të shqyrtohej nga “të gjithë bashkë”, tha Hoti.

Të ngjashme

Të fundit