Kampioni i Kosovës, FC Prishtina 01 ka konfirmuar se do të luajë në fazën elitë të Ligës së Kampionëve, duke u futur në mesin e 16-të skuadrave më të mira të Evropës.
Paraqitja e jashtëzakonshme në Lituani i mundësoi FC Prishtina 01 të sigurojë dy fitore dhe një barazim, duke siguruar kështu liderin e grupit.