9.2 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Hill me plot qortime për Kurtin: Kush devijon nga dialogu, devijon nga politika e jonë – Serbia ka punuar shumë

- Advertisement -

“Informacione krejtësisht të pasakta”, i quajti ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, spekulimet se Qeveria e Kosovës me veprimet e saj në veri ka mbështetje të heshtur amerikane. Hill shtoi se për kursin e ndjekur në veri të qeverisë së Albin Kurtit, ShBA “ka qenë absolutisht e qartë” dhe se “kemi qenë të qartë që nuk jemi të lumtur kur dikush largohet nga dialogu dhe merr veprime të një anshme”.

Këto vlerësime Hill i bëri në një intervistë në RTS, ku për Serbinë – sa i përket dialogut – tha se “po bëjnë gjënë duhur”.

Për më tepër, diplomati amerikan në lidhje me blerjen e 12 avionëve ushtarakë “Rafale”, Serbia “nuk po blen thjesht avionë, por po blen marrëdhënie me forcë ajrore të NATO-s”.

“Mendoj se Serbia ka filluar të marrë vendime të rëndësishme strategjike, një nga ato vendime ka të bëjë me blerjen e këtyre avionëve luftarakë ‘Rafala’. Ajo që po bën Serbia nuk është vetëm blerja e avionëve, por blerja e marrëdhënieve me forcat ajrore të NATO-s”.

“Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme dhe se nuk do të ndryshohet nga situata në terren në Kosovë; që nuk do të thotë se ne nuk duhet të merremi me situatën në Kosovë”, tha Hill.

Për veprimet e qeverisë kosovare në veri, Hill tha se Kurti nuk gëzon aprovim amerikan.

“Ky është informacion krejtësisht i pasaktë. SHBA e ka bërë shumë të qartë, absolutisht të qartë se e ardhmja e kësaj situate duhet të zgjidhet përmes dialogut, përmes asaj që po bën ambasadori Lajcak. Ne e mbështesim vazhdimisht këtë. Dhe mendoj se kemi qenë gjithashtu bukur të qartë se ne jemi të pakënaqur kur dikush tërhiqet nga dialogu ose ndërmerr hapa të njëanshëm”, tha ambasadori amerikan”.

Hill tha se ShBA s’ka hequr dorë nga themelimi i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

“Ne dërguam mesazhe shumë të qarta. Ne ishim shumë të qartë se ata që devijojnë nga dialogu devijojnë nga politika jonë. Serbia ka punuar shumë për këtë, ka bërë mirë duke iu përmbajtur dialogut. Unë do ta inkurajoja Serbinë të vazhdojë kështu”, theksoi Hill.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit