6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Hill: Marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën, jo me çështjen e pakicës shqiptare në Serbi

- Advertisement -

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë në Bujanoc se marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën, e jo me çështjet e pakicave në Serbi.

“Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Qëllimi i dialogut nuk është që të zgjidhen ndonjë çështje tjetër, çështjet e pakicave këtu apo në pjesët tjera të vendit”, ka thënë Hill.

Ambasadori theksoi se çështja e minoritetit shqiptar në Serbi është ekskluzivisht çështje e shtetit të Serbisë dhe përsëriti se “nuk ka të bëjë fare me dialogun e Brukselit”.

Sipas tij, politika zyrtare e SHBA-së është të mbështesë dialogun e Brukselit dhe marrëveshjen e arritur, “pjesë e rëndësishme e së cilës është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

“Marrëveshja e arritur nuk ka ndërmend të kalojë kufijtë”, theksoi ambasadori.

I pyetur nga gazetarët për letrën e kongresmenëve amerikanë të cilët pas takimit me politikanë shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva, i kërkuan Sekretarit të Shtetit Amerikan Anthony Blinken që të formojnë një komunitet të komunave shqiptare, ambasadori tha se respekton atë që thonë kongresmenët, por një komunitet i tillë nuk është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit