Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar pamje të reja nga marshi i mbajtur dje në Prishtinë.
“Marshi për Liri” u organizua në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në marshim morën pjesë një numër i madh qytetarësh, ndërsa në mesin e mesazheve të shfaqura në pankarta dhe flamuj ishte edhe mbishkrimi “Heronj të luftës”.
Pikërisht një prej këtyre pamjeve është publikuar nga Endrit Thaçi në rrjetet sociale./Klankosova.tv








