Portieri i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinha, e ka marrë një pritje madhështore në Kil pas mbërritjes së tij për t’iu bashkuar klubit Colo Colo, duke e konfirmuar popullaritetin e jashtëzakonshëm që e fitoi me paraqitjet në Kupën e Botës 2026.
Qindra tifozë u mblodhën në aeroport për ta pritur 40-vjeçarin, duke e brohoritur vazhdimisht emrin e tij: “Vozinha! Vozinha!”.
Atmosfera festive e tregoi ndikimin që portieri e ka pasur te publiku kilian, pavarësisht se nuk kishte luajtur më parë në kampionatin e këtij vendi, shkruan “Al Jazeera”.
Vozinha u bë një nga zbulimet më të mëdha të Botërorit, falë pritjeve spektakolare me Kombëtaren e Kepit të Gjelbër, e cila arriti historikisht në fazën me eliminim direkt dhe e fitoi admirimin e tifozëve në mbarë botën.
Performancat e tij bënë që fama e tij të shpërthente edhe në rrjetet sociale.
Transferimi te Colo Colo është një hap i rëndësishëm në karrierën e portierit veteran.
Klubi kilian madje po e kërkon një përjashtim nga rregullorja që ai të mund ta mbajë në fanellë pseudonimin “Vozinha”, emër me të cilin është bërë i njohur në futbollin ndërkombëtar.






