8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Haziri për VV-në: “Në Parlament Evropian është thënë: ushtria politike e një partie në Kosovë i ,’ngrin’ diplomatët”

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka folur në “Pressing”, për rëndësinë që sipas tij ka që Kosova t’i rikthejë marrëdhëniet të cilat i ka pasur me SHBA-të.

Ai ka thënë se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj diplomatëve të huaj shpesh ka qenë e papërshtatshme.

Madje, Haziri ka thënë se në Parlamentin Evropian është diskutuar se ushtria politike e një partie në Kosovë, i ngrin diplomatët, duke iu referuar gjuhës së përdorur.

“Për herë të parë në Parlamentin Evropian është thënë për Kosovën se ushtria politike e një partie në Kosovë, i ngrin diplomatët edhe përfaqësuesit e BE-së. Është debatu në Parlamentit Evropian”, ka thënë Haziri.

LDK-ja vazhdimisht e ka kritikuar pushtetin e Albin Kurtit për qasjen në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit